Arsenali është afër të mbyll marrëveshjen me Kai Havertz pasi marrëveshja përfundimtare me Chelsean veçse është arritur tashmë.
Sipas gazetarit italian dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Havertz shumë shpejt do të konfirmohet si lojtar i ri i Arsenalit.
Ishte vet Havertz, i cili ka qenë vendimtar në bisedime pasi ai dëshironte të bashkohej me Arsenalin dhe i dha dritën jeshile 10 ditë më parë, menjëherë pas prezantimit të projektit.
Paketa e transferimit thuhet se do të jetë me vlerë 65 milionë funte apo rreth 76 milionë euro dhe do të zyrtarizohet brenda javës.
Kai Havertz, first Arsenal signing as deal will be completed in the next hours — here we go ✅⚪️🔴 #AFC
◉ £60m guaranteed fee;
◉ £5m add-ons;
◉ Long term deal agreed;
◉ Medical tests to be scheduled.
Havertz will sign the contract this week, documents are being prepared. pic.twitter.com/ZatVvO7dRF
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 21, 2023
Romano shton se Arsenali do t’i paguajë 60 milionë funte apo 70 milionë euro menjëherë, ndërsa 6 milionë euro do të jenë në formë bonusesh.
Gjithashtu kushtet personale janë arritur javën e kaluar dhe Havertz do të nënshkruaj kontratë afatgjatë me Topçinjtë, duke u bërë nënshkrimi i parë i kësaj vere. /Telegrafi/