Telegrafi

Gjira i kundërpërgjigjet Rina Balajt që tha se do t’i bëjë ‘diss’ për t’i treguar që nuk ishte repere: Vetëm ta sjellë atë

Reperja shqiptare Gjira Kajtazi debutoi në tregun muzikor shqiptar gjatë viteve 2011/12, duke sjell disa këngë, shumë prej të cilave u shndërruan në hite.

Ndonëse më vonë vendosi të heq dorë nga muzika, Gjira, prapëseprapë nuk është harruar lehtë nga publiku, dhe vazhdon ende të mbahet mend për këngët e saj.

Një nga reperet e reja të estradës viteve të fundit, Rina Balaj, ishte shprehur në një deklaratë duke thënë: “Do i bëja ‘diss’ Gjirës për t’i tregu që s’ka qenë repere veç tekste agresive ka bërë”.

Të njëjtën fjali, fansat e kanë parashtruar si pyetje në InstaStory për Gjirën, e cila nuk ka hezituar të përgjigjet.

“Vetëm le ta sjellë atë”, ka qenë përgjigjja e saj, duke treguar se është e gasthme të pranojë një ‘diss’ nga Gjira.

Foto: Gjira/InstaStory

Ndërkohë ajo vet nuk do të jetë e pranishme në skenën muzikore, aq më tepër tani që brenda pak muajve do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo që vlen të theksohet është se shumë nga reperet shqiptare që debutuan në tregun muzikor viteve të fundit, i kanë dhënë epitete vetes nga më të ndryshmet në tentim për të treguar se janë femrat e vetme që sollën zhanrin hip-hop në Kosovë, duke harruar se të njëjtin zhanër e kanë kultivuar shumë vite më parë (2002-2003) edhe disa repere tjera shqiptare, të cilat edhe pse tani janë tërhequr nga muzika, njihen si femrat e para që kënduan hip-hop në Kosovë. /Telegrafi/