Telegrafi

Gjimshiti përfundimisht nuk do t’i bashkohet Besiktasit, mbrojtësi shqiptar do ta vazhdoj kontratën me Atalantën

Berat Gjimshiti nuk do të transferohet tek gjiganti turk Besiktas.

Kampioni i shumëfishtë i Turqisë e kishte kërkuar me ngulm lojtarin, por në fund nuk arritën ta bindin Atalantën ta linte të lirë mbrojtësin shqiptar.

Klubi italian kërkonte një milionë euro, ndërsa Besiktas ofronte vetëm gjysmën e këtyre parave.

Kjo ka bërë që negociatat të dështojnë përfundimisht dhe Gjimshiti të vazhdoj të mbetet pjesë e Atalantës.

Remo Freuler dhe Berat Gjimshiti (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Lojtari ka pranuar tani të zgjasë kontratën me Atalantën edhe për katër vite të tjera.

Kontrata aktuale e Gjimshitit me klubin italian skadon në verë, ndërsa me të rejën ai pritet të qëndroj në Bergamo deri në vitin 2023.

Mediat italiane kanë raportuar se me kontratën e re për Gjimshitin do të ketë edhe rritje të ndjeshme page.

Mbrojtësi shqiptar këtë edicion ka shkëlqyer me fanellën zi kaltër pasi ka luajtur shumicën e ndeshjeve si titullar. /Telegrafi/