Site icon Telegrafi

Gjimshiti: Nuk fituam, por arritëm dy objektiva

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka folur pas barazimit pa gola me Ishujt Faroe.

Mbrojtësi ka thënë se e rëndësishme ishte që u arritën dy objektivat e skuadrës.

“Kishim dëshirë të bënim një lojë të mirë për tifozët dhe të shënonim golin, por arritëm objektivat, i parë ishte kualifikimi dhe objektivi i dytë ishte vendi i dytë”.

Lexo po ashtu Nuk ka gola, por ka festë: Shqipëria përfundon ciklin kualifikues si lidere e grupit

“Nuk e nënvlerësuam, por ishim shumë fizik dhe ishin gati se nuk patën ndeshje si ne dhe nuk ishin të lodhur ishin të freskët në këto momente nuk duhet nënvlerësuar asnjë ekip”, ka thënë Gjimshiti për “Super Sport”.

Shqipëria e mbylli si lider i grupit me 15 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version