Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti po kalon disa ditë pushimi në Zvicër.
Ai ka përfunduar javën e kaluar kampionatin në Serie A me Atalantën ku në ndeshjet e fundit u aktivizua si titullar dhe ka luajtur gjatë 90 minutave.
E ardhmja e mbrojtjes së Kombëtares së Shqipërisë ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare për të bërë të ditur se është i gatshëm.
“I gatshëm për Euro 2016. Forca Shqipëria ime”, shkroi Gjimshiti.
Mbrojtësi fantastik i Kombëtares, iu bashkua Atalantës në janar nga Zurichu, ndërsa ai bënë pjesë në listën e De Biasit për kampionatin evropian Francë 2016. /Telegrafi/