Berat Gjimshiti mund të ndryshojë skuadër, por edhe kampionat. Mbrojtësi shqiptar mund ta vazhdojë karrierën në Rusi.
Lojtari që është në pronësi të Atalantas, thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin rus Krasnodar.
Gjimshiti edicionin e shkuar ka qenë në huazim te Beneventon ku zhvilloi 30 ndeshje.
Pa u mbyllur ende afati kalimtar mbrojtësi i Kombëtares shqiptare duhet të gjejë destinacion të ri.
Gjithmonë sipas medieve italiane, përfaqësuesit e lojtarit kanë rënë dakord me ofertën e Krasnodarit.
Ka mbetur vetëm që edhe Atalanta ta pranojë ofertën dhe gjithçka të mbyllet.
Gjimshiti ka bërë karrierë edhe te Zurichi dhe Avellino. Ai është pjesë e Kombëtares shqiptare.
Në rusi Gjimshiti do të gjente për kundërshtarë lojtarë si Odise Roshi, Bernard Berisha dhe Bekim Balaj që luajnë te AKhmat Grozny. /Telegrafi/