Telegrafi

Gjimnasti rus tregon se përse barti simbol lufte afër atij ukrainas

Gjimnasti rus i  cili mbante një simbol ‘Z’  që shihet në makinerinë ruse të luftës në Ukrainë, ka folur për vendimin e tij për ta bërë këtë – gjithashtu duke pranuar se do ta bënte përsëri, duke pasur parasysh zgjedhjen.

Ivan Kuliak përfundoi i treti në paralele në ngjarjen e Kupës së Botës së Atletikës në Doha, me yllin ukrainas Illia Kovtun që fitoi medaljen e artë.

Gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve, Kuliak mund të shihej duke qëndruar në podium me një ‘Z’ të ngjitur në gjoks, pasi kishte vënë gjithashtu simbolin gjatë rutinës së tij.

Simboli është jashtëzakonisht i diskutueshëm pasi është parë i pikturuar në tanke dhe automjete ushtarake ruse gjatë pushtimit të Ukrainës.

Veprimet e Kuliak nënkuptojnë se ai tani po përballet me një ndalim, pasi Federatat Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG)  konfirmuan se po heton incidentin  – duke thënë në një deklaratë: “Do t’i kërkojë Fondacionit të Etikës së Gjimnastikës që të hapë procedura disiplinore kundër Ivan Kuliak pas sjelljes së tij tronditëse”.

Lexo po ashtu Pse Rusia përdorë shkronjën “Z” në mjetet luftarake në Ukrainë dhe çfarë do të thotë?

Megjithatë, ai duket se i qëndron pas veprimit të tij, duke i thënë  Russia Today  se si donte të tregonte ‘pozicion’ e tij.

Lexo po ashtu Gjimnasti rus provokoi rëndë në Kupën e Botës së Atletikës, duke vendosur shkronjën "Z" në gjoks

Duke folur për gazetën ai tha: “Nëse do të kishte një shans të dytë dhe do të kisha një zgjedhje nëse do të dilja me shkronjën ‘Z’ në gjoks apo jo, do të bëja të njëjtën gjë”.

“E pashë në ushtrinë tonë dhe pashë se çfarë do të thotë ky simbol. Doli të ishte ‘për fitore’ dhe ‘për paqe’. Unë thjesht doja të tregoja pozicionin tim. Si sportist do të luftoj gjithmonë për fitore dhe do të luaj për paqen”.

Sportistët rusë aktualisht nuk lejohen të garojnë nën flamurin e tyre ose të intonohet himni rus.

FIG njoftoi gjithashtu se, për një kohë të pacaktuar, asnjë gjimnast apo zyrtar rusë apo bjellorus nuk do të lejohet në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/