SC Gjilani ka vazhduar përgatitjet për edicionin e ri.
Skuadra bardh e kuq ka bërë edhe dy transferime të reja.
Endrien Magani nga kategoria superiore e Shqipërisë dhe Lucas Marcos Moreira nga elita e futbollin maqedonas kanë zbarkuar në Gjilan.
Dyshja është prezantuar me fanellën e klubit.
Mbrojtësi Magani së fundmi ka qenë pjesë e Lushnjës në Superligën shqiptare.
Ndërkohë sulmuesi brazilian ishte në futbollin maqedonas tek Renova. /Telegrafi/