Site icon Telegrafi

Gjilani transferon dyshen nga Shqipëria, Nika e Pepe bëhen Skifterë   

Klubi futbollistik Gjilani ka zyrtarizuar marrëveshjen me dy futbollistët e ardhur nga Shqipëria, Ansi Nika dhe Brunild Pepa.

Superliga e Kosovës po bëhet çdo ditë e më e fortë dhe të gjitha skuadrat po vazhdojnë me përforcime para sezonit të ri.

Klubi që ishte në ‘gjumë’ deri më tani, Gjilani, është zgjuar tashmë dhe ka arritur marrëveshje me dy futbollistë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjilani

Bëhet fjalë për mesfushorin e mirënjohur, Ansi Nika dhe sulmuesin Brunild Pepa, që janë zyrtarizuar nga Skiferat.

Është vet klubi gjilanas që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjeve me futbollistët, ku i ka prezantuar gjithashtu me fanella, ndërsa shton se gjatë ditëve në vijim do të ketë edhe ardhje të reja.

Ansi Nika

“SC Gjilani sot ka finalizuar marrëveshjet me dy futbollistët e ardhur nga Kategoria Superiore e Shqipërisë,bëhet fjalë për mesfushorin Ansi Nika dhe sulmuesin Brunild Pepa”.

Brunild Pepa

“Të dy lojtarët kanë përvojë të gjatë në Superiore ku janë paraqitur për skuadra të ndryshme,kurse së fundmi Nika kishte mbrojtur ngjyrat e Laçit dhe Pepa të Lushnjës”.

“Në ditët në vijim klubi do të zyrtarizoj marrëveshjet edhe me disa futbollistë të tjerë”, thuhet në njoftimin e Gjilanit. /Telegrafi/

Exit mobile version