Telegrafi

Gjilani pret Feronikelin në kryendeshjen e ditës së sotme në Superligë

Elita e futbollit kosovar vazhdon me ndeshjete javës së 28-të edhe ditën e sotme.

Kjo xhiro është hapur ditën e premte me ndeshjen e parë që ishte në program mes Arbërisë dhe Trepçës ’89 e që i takoi mysafirëve me rezultat 0-1.

E ditën e sotme na presin dy ndeshje shumë interesante në kaudër të xhiros së 28-të.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku skuadra e Gjilanit pret Feronikelin.

Të dyja skuadrat kanë të vetmin qëllim për këtë takim, tri pikët, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ishin më të qeta në vazhdim të kampionatit.

Gjilani dhe Feronikeli janë përballur tri herë këtë edicion, ku dy ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe një fitore e kanë marrë ‘Industrialistët’.

Ndërkohë takimi tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Besës së Pejës.

Të besuarit e Blendi Shkëmbit do të mundohen të marrin fitore dhe të përmisojnë gabimin e bërë në ndeshje me Prishtinën.

urse skuadra pejane e pajtuar me rënien nga Liga, janë optimist se në çdo ndeshje do të hyjnë për të krijuar telashe të gjitha skuadrave

Superliga e Kosovës – Java e 28-të

E shtune – 15:00

Gjilani – Feronikeli

Ballkani – Besa

/Telegrafi/