Telegrafi

Gjilani pret Feronikelin ’74 në ndeshjen e fundit të xhiros së pestë

Gjilani dhe Feronikeli ’74 do të takohen sot për ta mbyllur xhiron e pestë në Albi Mall Superligë.

Është një duel shumë interesant, pasi dy skuadrat deri më tani ende nuk kanë shijuar fitoren.

Gjilani ka dy barazime dhe dy humbje në katër sfidat e para, derisa Feronikeli ’74 ka të gjitha humbje.

Vendasit kërkojnë fitoren e parë në kampionat dhe janë favorit në letër përballë skuadrës nga Drenasi.

Në anën tjetër Nikli synon që të marrë pikët e para në kampionat duke shkaktuar befasi në Gjilan.

Sfida mes Gjilanit dhe Feronikelit ’74 zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/