Telegrafi

Gjilani për hakmarrje ndaj Feronikelit, formacionet zyrtare

Gjilani dhe Feronikeli do të përballen në xhiron e 10-të në Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat e nisën edicionin si ndër ekipet favorite për titullin e kampionit, por ‘industrialistët’ kanë mbetur mbrapa.

Nikli dhe Gjilani u takuan në ndeshjen e parë të sezonit ku skuadra nga Drenasi fitoi me rezultat të thellë 4-0.

Gjithsesi tani Gjilani synon fitoren për t’u hakmarrë, ndërsa Nikli udhëton për mos tu mposhtur.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë që fillon nga ora 13:30.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Fustar, Halili, Ferreira, Keita Aziz, Useini, Musolli, Progni, Kqiku, Hajdari.

Feronikeli:Avdyli, Pllana, Lladrovci, Balde, Hoxha, Malaj, Dabiqaj, Bojku, Milickovic, Hoti, Maliqi.

/Telegrafi/