Telegrafi

Gjilani në kërkim të fitores së radhës ndaj Feronikelit, formacionet zyrtare

Gjilani është nikoqir i Feronikelit në kuadër të xhiros së 11-të në BKT Superligë.

Skuadra gjilanase po kalon nëpër një formë shumë të mirë, ku në pesë takimet e fundit nuk dinë për humbje.

Në dy sfidat e fundit, Feronikeli ka pësuar dy humbje dhe kërkon të rikthehet tek rezultatet pozitive.

Ndeshja e parë këtë edicion mes dy skuadrave përfundoi 0-1 në të mirë të Gjilanit.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Rapa, Halili, Useini, Hoxha,Dabiqaj, Torasa, Hajdari, Cale, Progni, Krasniqi

Feronikeli: Smakiqi, Pllana, Shabani, Kiqina, Elshani, Rexhepi, Morina, Bejta, Ahmeti, Maliqi, Kastrati.

/Telegrafi/