Telegrafi

Gjilani merr fitore në udhëtim te Feronikeli, rikthehet në krye të BKT Superligës

Gjilani ka arritur të kthehet te fitorja në BKT Superligën e Kosovës.

Bardhekuqtë kanë triumfuar me rezultat 1-3 në udhëtim te Feronikeli që ka zhvilluar një ndeshje të bukur.

Ishte sulmuesi Blerim Krasniqi që vetëm pas tetë minutash lojë kaloi mysafirët në epërsi.

Me rezultatin 0-1 në tëmirë të Gjilanit përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Të rinjtë e Niklit zhvilluan një ndeshje të bukur, teksa arritën të realizonin edhe gol.

Në minutën e 80-të, zëvendësuesi Arbër Prekazi u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 0-2.

Vetëm dy minuta më vonë, Edison Kçiku shënoi nga distanca për ta trefishuar epërsinë e Gjilanit.

Ndërkohë vendasit gjetën golin me Ibrahim Cervadiku në minutën e 88-të.

Me këtë fitore Gjilani rikthehet në krye të BKT Superligës, ku ka 39 pikë, një më shumë se Drita në vendin e dytë. /Telegrafi/