Gjilani ka arritur të kthehet te fitorja në BKT Superligën e Kosovës.
Bardhekuqtë kanë triumfuar me rezultat 1-3 në udhëtim te Feronikeli që ka zhvilluar një ndeshje të bukur.
Ishte sulmuesi Blerim Krasniqi që vetëm pas tetë minutash lojë kaloi mysafirët në epërsi.
Me rezultatin 0-1 në tëmirë të Gjilanit përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Të rinjtë e Niklit zhvilluan një ndeshje të bukur, teksa arritën të realizonin edhe gol.
Në minutën e 80-të, zëvendësuesi Arbër Prekazi u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 0-2.
Vetëm dy minuta më vonë, Edison Kçiku shënoi nga distanca për ta trefishuar epërsinë e Gjilanit.
Ndërkohë vendasit gjetën golin me Ibrahim Cervadiku në minutën e 88-të.
Me këtë fitore Gjilani rikthehet në krye të BKT Superligës, ku ka 39 pikë, një më shumë se Drita në vendin e dytë. /Telegrafi/