Site icon Telegrafi

Gjilani konfirmon zyrtarisht largimin e tetë futbollistëve

Gjilani ka konfirmuar edhe zyrtarisht ndarjen me plotë tetë futbollistë këtë verë.

Klubi gjilanas është në vazhdën e ndryshime të mëdha dhe pas ardhjes së trajnerit të ri Zekirija Ramadani, edhe ekipi ka pësuar ndryshime.

Pas transferimit të disa lojtarëve të rinj, si dëshira të trajnerit të ri, drejtuesit nuk kanë qëndruar duarkryq edhe në largimin e disa lojtarëve.

Gjilani me anë të faqes zyrtare ka konfirmuar largimin e plotë tetë futbollistë, ndër ta emra të njohur si kapiteni Ylber Kastrati dhe ylli i skuadrës Gergard Progni.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth SC Gjilani

Postimi pa ndërhyrje i Gjilanit

?????????Ë ???????

Sport Club Gjilani komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Ylber Kastrati, Gerhard Progni, Franc Veliu, Oltion Rapa, Muhamed Useini, Tomislav Sorsa, Donjet Shkodra dhe Fiton Hajdari.

Klubi falenderon publikisht gjithë futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’, duke u dëshiruar njëherit fat dhe sukses në karrierën sportive.

Zyra për shtyp

02 Korrik, 2022

/Telegrafi/

Exit mobile version