Site icon Telegrafi

Gjilani kërkon fitoren e radhës, Feronikeli ’74 për befasi – formacionet zyrtare

Gjilani pret Feronikelin ’74 në kuadër të xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë.

Është një përballje mes dy skuadrave që kanë objektiva të kundërta, me Gjilanin që kërkon daljen në Evropë dhe Niklin mbijetesën.

Vendasit kërkojnë të marrin tre pikët e radhës, për të përforcuar pozitën e katërt dhe për t’u afruar sa më shumë me pozitat dy dhe tre.

Nga ana tjetër mysafirët synojnë të shkaktojnë një tjetër befasi në Gjilan.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Haxhihamza, Thaqi, Roganovic, Arago, Ibrahimi, Taipi, Bilali, Morina, Bilalli, Prapashtica, Jarovic.

Feronikeli ’74: Moschin, Musa, Morina, Lladrovci, Halili, Muharrem, Zumberi, Karagkounis, Zekolli, Hyseni, Avdyli.

/Telegrafi/

Exit mobile version