Gjilani ka fituar në udhëtim te Feronikeli në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës.
Ishte minuta e nëntë kur mysafirët rrezikuan me anë të Hajdarit, por Bejta e bllokoi goditjen e tij.
Në minutën e 14-të, Krasniqi i Gjilanit shënoi gol, por pas rishikimit të VAR-it ajo u anulua për pozitë jashtë loje.
Në 45 minutat e dytë, mysafirët kishin sërish iniciativën, me Musollin (47’) që rrezikoi portën e Smakiqit, por Pllana e largoi topin nga vija.
Momenti më vendimta i takimit erdhi në minutën e 66-të, kur Gerhard Progni kaloi kuqebardhët në epërsi nga penalltia.
Gjilani arriti që të mbante epërsinë në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, për t’i fituar tre pikët e para në këtë fillim edicion.
Pas javës së dytë, Gjilani është në vendin e katërt me katërt pikë, derisa Feronikeli mbetet në të fundit, ende pa pikë. /Telegrafi/