Telegrafi

Gjilani i falet Krasniqit që realizoi het-trik ndaj Llapit, ndërsa Ballkani triumfon ndaj Feronikelit

Gjilani e ka mposhtur Llapin në udhëtim me rezultat 2-4 në kuadër të javës së 34-të në BKT Superligën e Kosovës.

Pas vetëm një minute lojë, gjilanasit kaluan në epërsi me anë të Blerim Krasniqit, duke ndezur edhe më shumë ndeshjen.

Në minutën e 27-të, Valmir Veliu lëshoi një shans të mirë shënimi, derisa pjesa e parë përfundoi me këtë gol të vetëm.

Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat u treguan edhe më kërkuese, derisa u shënuan edhe katër gola të tjera.

Llapi fillimisht i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Bianor Netos që realizoi në minutën e 79-të.

Mirëpo, Gjilani ia doli ta rikthente epërsinë me golin e Blerim Krasniqit, që ishte i dyti në ndeshje, për rezultatin 2-1.

Llapjanët nuk u dorëzua dhe ia doli t’i barazonte shifrat në 2-2 sërish me anë të Netos (87’), por që gëzimi nuk u zgjati shumë.

Blerim Krasniqi pas vetëm një minute e kompletoi hetrikun e tij, duke shënuar për 3-2, e që edhe e riktheu epërsinë e skuadrës së tij.

Për rezultatin final (4-2), u përkujdes Shen Kelmendi (90+5), duke ia dalë të marrin tre pikë të mëdha dhe rrëmbimin e vendit të dytë.

Pas javës së 34, Gjilani gjendet në vendin e dytë me 62 pikë, ndërsa Llapi në të katërtin me 54 sosh.

Në këtë xhiro, kampioni i konfirmuar tashmë, Ballkani triumfoi 2-0 ndaj Feronikelit që tashmë ka rënë në Ligën e Parë,.

Me këtë fitore, skuadra nga Suhareka ka 73 pikë, ndërsa Nikli ka grumbulluar 12 sosh. /Telegrafi/