Site icon Telegrafi

Gjilani dhe Feronikeli duan vetëm tri pikët, formacionet zyrtare

Gjilani dhe Feronikeli do të përballen në ndeshjen e katërt mes vete gjatë këtij edicioni.

Dy skuadrat kishin pretendime të mëdha para fillimit të edicionit, por tani e shohin vetën jashtë objektivave për titull, kupë apo garat evropiane.

Pas 27 ndeshjeve të zhvilluara, skuadra e Ismet Munishit e sheh vetën në pozitën e katërt në tabelë me 40 pikë, derisa Feronikeli është në vendin e gjashtë me gjashtë pikë më pak.

Të dyja skuadrat kanë të vetmin qëllim për këtë takim, tri pikët, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ishin më të qeta në vazhdim të kampionatit.

Gjilani dhe Feronikeli janë përballur tri herë këtë edicion, ku dy ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe një fitore e kanë marrë ‘Industrialistët’.

Formacionet zyrtare:

Gjilani:  Koliçi, Rapa, Veliu, Useini, Halili, Keita Aziz, Musolli, Hila, Çyrbja, Progni, Razak Keita.

Feronikeli: Avdyli, Loshi, Balde, Thaqi, Malaj, Hoxha, Dabiqaj, Kojasevic, Milockovic, Maliqi, Simonovski. 

/Telegrafi/

Exit mobile version