Site icon Telegrafi

Gjilanasi tejkalon në vijë të plotë, i merret patentë shoferi për tre muaj

Foto: Ilustrim

Një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilat veprime ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut, në Gjilan.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, sipas një njoftimi për media bën të ditur se identifikimi i kundërvajtësit u arrit në bashkëpunim me mediat dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto.

Sipas njoftimit, njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe ia ka konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.

Ndërkaq tutje siç bëhet e ditur në njoftim, drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka apeluar vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. /Telegrafi/

Exit mobile version