Telegrafi

Gjiko sprovon veten edhe në peshkim (Foto/Video)

Reperi i njohur Gjiko është shumë i pëlqyer nga fansat për muzikën e tij.

Ai ka me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, përmes së cilave i njofton ata për më të rejat e tij.

Lexo po ashtu Gjiko dhe ushtari amerikan Corey Banks performojnë 'live' këngën "Gabime" në Radio KFOR (Video)

Jo të pakta janë rastet kur Gjiko publikon ndonjë fotografi nga përditshmëria ose kur shfaqet me të dashurën, Elita Rudin.

Së fundmi, ai ka publikuar në InstaStory disa imazhe shumë të veçanta, ku ka treguar se sot ka sprovuar veten e tij në peshkim.

Gjiki provoi sot edhe të peshkonte. Foto nga InstaStory

Ai kishte marr grepin e peshkimit dhe ishte nisur me anije për të kapur disa peshq.

Në një imazh të publikuar disa minuta më vonë, reperi tregoi se ia ka dalë mjaft mirë, kjo pasi kishte siguruar peshq të mjaftueshëm për drekën e tij. /Telegrafi/

Gjiko publikon pamje nga peshqit që arriti t’i peshkojë sot. Burimi i fotos: InstaStory