Reperi i njohur shqiptar, Gjiko ka konfirmuar se ai do të shtyjë lansimin e projektit të tij më të ri me Mc Kreshën.
Gjiko dhe MC Kresha vendosën që të bashkpunojnë me klipin që u besua se sot do të lansohej.
Megjithatë Gjiko ka konfirmuar në faqen e tij zyrtare se klipi është shtyrë dhe se lansimi i tij nuk është caktuar se për cilën ditë do të bëhet.
Kënga është punuar nga BigBang në shtëpinë e hiteve RedBox, teksa klipi është punuar nga Valon Aziri. /Telegrafi/