“Energjenca” titullohet projekti më i ri televiziv që ka filluar të transmetohet në RTK.
Ky emision i përket gastronomisë dhe emri i tij rrjedh nga fjala “Emergjencë”, transmeton Telegrafi.
Ky format, prodhim i produksionit “Gurmania” është i pari i këtij lloji në vendin tonë dhe ka sjell risi në televizionet tona.
Ekipi realizues do të jetë në dispozicion të gjithë atyre që për shumë arsye nuk mund të gatuajnë vetë dhe do të ftojnë “Energjencën” për të gatuar për ta dhe mysafirët e tyre.
Protagonisti i parë i këtij emisioni që do të transmetohet çdo të diele prej orës 11:00 në RTK, ishte reperi pejan Gjiko./Telegrafi/