Site icon Telegrafi

Gjiko: I propozova Elitës për herë të tretë, për t’u siguruar që ajo do të jetë e imja përgjithmonë

Reperi i njohru shqiptar, Gjiko, i bëri një befasi shumë të këndshme bashkëshortes së tij, Elita Rudi, mbrëmjen e së hënë.

Teksa prezantuesja po jepte një intervistë për programin “Në kurthin e Piter Pan”, Gjiko u fut befas në skenë, duke i dhuruar puthje bashkëshortes së tij.

“Ditën e parë që të kam parë, e kam ditur që do të bëhesh gruaja ime. Të kam pyetur a do të fejohesh me mua, ke thënë “Po”, pastaj të kam pyetur a do të martohesh me mua, ke thënë “Po”, pastaj ma ke falur djalin më të mirë në botë. Dua të të pyes vetëm edhe njëherë: A do të bëhesh gruaja ime deri në plakje?”, e pyeti reperi Elitën në mes të emisionit.

Lexo po ashtu Gjiko e befason Elitën me puthje dhe unazë 'live' në emision: A do të jesh gruaja ime deri në plakje?

Më pas, ai i dhuroi asaj edhe një unazë tjetër, në shenjë të këtij propozimi romantik.

I njëjti ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga momenti kur i dhuroi puthjen e zjarrtë bashkëshortes së tij.

Në mbishkrimin e saj, Gjiko ka shkruar arsyen e vërtetë se pse vendosi t’i propozojë për të tretën herë prezantueses.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“I propozova asja për herë të tretë për tu siguruar se ajo është e mija përgjithmonë”, ka shkruar Gjiko në Instagram.

Përndryshe, çifti këtë vit janë bërë edhe prindër për herë të parë, të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Zëri. /Telegrafi/

Exit mobile version