Reperi i njohur Gjiko dhe prezantuesja Elita Rudi ka tash e sa kohë që janë në lidhje.
Dyshja e kanë bërë të ditur që në fillimet e tyre lidhjen, teksa janë parë shpesh herë bashkë nëpër evente, rrugët qytetit apo edhe në pushime.
Duket se data e djeshme ka qenë më e veçanta për çiftin, kjo pasi reperi nga Peja ka vendosur t’i propozojë fejesë të dashurës së tij.
Gjithçka ka ndodhur në një ceremoni private në një nga lokalet e Prishtinës, ku Elita festoi njëherësh ditëlindjen e saj të 25-të.
Gjiko ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në gjunjë teksa i propozon fejesë bukuroshes Rudi.
“Ajo tha Po”, ka shkruar Gjiko në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur kështu se Elita ka pranuar tashmë unazën e tij të fejesës.
Imazhi në fjalë ka marrë mijëra pëlqime dhe urime të shumta nga fansat e çiftit.
Ndërkohë edhe vet Elita ka publikuar imazhe në rrjetin social Instagram, ku shfaq momentin e propozimit dhe unazën e diamantit në dorën e saj.
“Kështu që unë thash Po”, ka shkruar prezantuesja Rudi në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/