Hip hop ylli shqiptar, Gjiko, ka komentuar mbi polemikat e fundit që kanë përfshirë hip hopin shqiptar.
Ishin reperët Dj Blunt dhe Real 1 që polemizuan me reperin nga Peja, duke bërë një seri fyerjesh ndaj tij.
Gjiko u kundërpërgjigj vazhdimisht duke transformuar gjithçka në shaka, dhe këtë e bëri edhe në paraqitjen e fundit të tij televizive.
Në emisionin “Xing me Ermalin”, Gjiko potencoi se ai është “shpirti kryesor” i hip hopit.
Më tej ai refuzoi të komentonte mbi temën në fjalë, duke thënë se ai nuk beson se tema e polemikave është temë për televizion.
“Nuk bëj reklamë pa pare”, ka theksuar Gjiko në këtë paraqitje televizive.
Hip hop ylli së shpejti pritet të publikojë albumin e ri të tij. /Telegrafi/