Kanë kaluar vetëm pesë nga publikimi i duetit me Ermal Fejzullahun, “Sa t’kam dasht”, që tashmë është shndërruar në hit dhe Gjiko paralajmëron goditjen e radhës.
Reperi i mirënjohur do të vijë në bashkëpunim me Nora Istrefin dhe Melinda Ademin.
Tre artistët tashmë kanë shpërndarë imazhe nga xhirimet e videoklipit dhe nga ajo që shihet në fotografi pritet një ‘tërmet’ në skenën muzikore.
“Ay Caramba!” është titulli i këngës, ndërsa nuk ka dyshim se me emrat që do ta interpretojnë premton të jetë ndër hitet e mëdha të kësaj vere.
Projekti është realizim i shtëpisë së hiteve RedBox, derisa prapa tij qëndron producenti BigBang. /Telegrafi/