Telegrafi

Gjiko, edhe te berberi me pelerinë “Gucci” (Foto)

Reperi i njohur nga Peja, Gjiko, vazhdon të jetë një prej reperëve më të pëlqyer në vend.

Kënga e tij e fundit “Papuqe Gucci” është shndërruar në hit javëve të fundit, dhe mund të thuhet lirshëm se ishte ndër këngët më të dëgjuara gjatë vjeshtës në estradë.

Çdo gjë rreth markës “Gucci” ka tashmë një ‘hashtag’ në rrjetet sociale, që ndërlidhet me këngën, e cila brenda pak kohe u bë hit.

Gjiko është shumë i ndjekur dhe aktiv në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet te berberi, teksa bëhet gati për të prerë flokët.

E veçanta e fotografisë, është se reperi ishte mbuluar me një pelerinë të zezë me markën “Gucci”, ndërsa njëlloj kishte sqaruar edhe në mbishkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu “Gabime” nga Gjiko dhe Nora, arrihen 20 milionë klikime (Video)

“Tu shku te berberi me pelerinë ‘Gucci’”, ka shkruar me të qeshura reperi në Instagram. /Telegrafi/