Telegrafi

Gjiko dhe Fifi bëjnë paralajmërimin e këngës së re

Një tjetër hit do të publikohet gjatë kësaj kohe edhe nga artistët e njohur shqiptarë, Asdren Gjikolli – Gjiko dhe Filloreta Raçi-Fifi.

Dyshja, të cilët pëlqehen në masë të madhe nga publiku, bëjnë me dije se kanë bashkuar forcat për një këngë të re.

Këtë e kanë njoftuar përmes postimeve që kanë shpërndarë në InstaStory.

Foto: Screenshot/Facebook

Ndonëse nuk kanë zbuluar më shumë detaje rreth këtij projekti, besohet që do të lansohet shumë shpejt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Reperi pejan momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës “Kce”, të cilën e solli në maj në duet me Majkun.

Foto: Screenshot/Facebook

Fifi nga ana tjetër të fundit këngë e publikoi dy muaj me parë me Gent Fatalin.

Këto dy projekte kanë grumbulluar miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/