Telegrafi

Gjiko dhe Elita vijnë me një imazh të ëmbël në ditën e të dashuruarve

Foto: Elita Rudi/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, dhe prezantuesja Elita Rudi nuk qëndruan indiferent ndaj ditës së të dashuruarve.

Ata vendosën që në ditën e festës së Shën Valentinit të publikojnë një fotografi të përbashkët, shumë të ëmbël në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një imazh ku çifti shfaqen duke i dhuruar puthje njëri-tjetrit, teksa Gjiko mban në krah djalin e tyre, Zërin.

Fotografia është publikuar nga Elita në rrjetin social Instagram, e cila ka shkruar në mbishkrimin e saj: “Gëzuar dita e Shën Valentinit”.

Lexo po ashtu Dua Lipa feston Shën Valentinin e parë me Anwar Hadidin, sjell imazhe romantike në krahët e të dashurit

Ndërkohë pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar familjen për harmoninë e tyre.

Ndërkohë Gjiko vazhdon të jetë aktiv në aspektin e prurjeve të reja muzikore, të cilat priten gjithnjë mirë nga publiku.

Në anën tjetër, Elita edhe pse e tërhequr paksa nga prezantimi kohëve të fundit, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, duke u shquar si një personazh me ndikim. /Telegrafi/