Elita Rudi dhe i dashuri i saj, Gjiko, janë duke i vazhduar pushimet në ishujt Maldive.
Prezantuesja dhe reperi i njohur kanë publikuar imazhe në rrjetet sociale që kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit e tyre.
Në një pozë të publikuar nga këngëtari i hitit “Papuqe Gucci”, çifti shfaqet shtrirë në plazh, ndërsa përshkrimi që e shoqëron është i zakonshëm për humorin e Gjikos.
“I kam thënë zemrës time se nuk do të përlahemi në det”, ka shkruar reperi.
Elita e ka publikuar një tjetër fotografi, në të cilën ndodhet në krahët e Gjikos në një çast romantik.
Bukuroshja e ekranit më herët e ka publikuar një tjetër imazh, ku shfaqet mjaft atraktive.
Kujtojmë që viti 2017 ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm për Gjikon, i cili ka sjellë disa hite.
Veç kësaj, ai ka qenë ndër yjet më të kërkuar të skenës shqiptare nëpër mbrëmje muzikore. /Telegrafi/