Vedat Muriqi po përgatitet t’i japë lamtumirë aventurës së tij në La Liga me Mallorca dhe të rikthehet të luajë sërish në Turqi pas katër vitesh.
Sulmuesi i Kosovës arriti të jetë një nga armët më të rëndësishme të golave të skuadrës gjatë kohës së shëndoshë në Mallorca, ku luajti për 2 sezone e gjysmë.
Megjithatë, këtë verë ka pasur një zhvillim të nxehtë për Muriqin, emri i të cilit përmendej herë pas here me ekipet e Superligës së Turqisë dhe tani një transferim duket se do të ndodh përfundimisht.
Sipas mediumit turk Aksam, Muriqi ka vendosur të kthehet në Turqi me fanellën e Besiktasit, duke arritur një marrëveshje për kontratë dyvjeçare.
Gjithashtu thuhet se nëse Besiktasi nuk ka mundësi të blejë sulmuesin 30-vjeçar prizrenas, ata mund ta marrin atë në huazim.
Muleka dhe Aboubakar drejt largimit
Në Besiktas po numërohen ditët që Jackson Muleka dhe Vincent Aboubakar të largohen nga skuadra në këtë verë.
Kështu drejtuesit e klubit duan t’i besojnë rotacionin e qendërsulmuesit Ciro Immobiles, Vedat Muriqit dhe talentit të tyre të ri, Mustafa Erhan Hekimoglu.
Kontribuoi në 37 gola në 87 ndeshje
Muriqi ka 87 ndeshje me fanellën e Mallorcas. Qendërsulmuesi kosovar ka kontribuar në këtë rezultat me 28 gola dhe 9 asistime për ekipin e tij në këto ndeshje.
Vlera aktuale e yllit të Dardanëve në treg është përcaktuar 12 milionë euro. /Telegrafi/