Një klub i madh nga Liga Premier është duke u hetuar nga FA dhe HMRC për kryerjen e pagesave në mënyrë të jashtëligjshme për agjentët.
Skuadra ka përdorur disa nga ekipet e tyre ‘partnere’ të huaja për të shpërlarë paratë e paguara për marrëveshjet që janë realizuar në Angli.
FA ka punuar me zyrtarë shtetërorë të tatimit pas kontrolleve mbi pagesat e bëra përmes sistemit të tyre të ‘kleringut’ dhe pas ankesave nga agjentë të tjerë që dinin për praktikën.
Klubi ka paguar tarifat e agjentëve nga partnerët e tyre evropianë, shpesh si marrëveshje për të hulumtuar lojtarë.
Kjo ka bërë që shuma të mëdha të përfshihen tek agjencitë në vend që t’i paguajnë ato për pjesën e tyre në transferta të vërteta.
Mësohet se gjashtëmbëdhjetë marrëveshje janë duke u shqyrtuar për të kontrolluar gjurmët e parave të përfshira në lëvizjet që janë shënuar.
Shumë pronarë të klubeve të Ligës Premier kanë ekipe satelitore. Dhe atyre u lejohet ta përdorin këtë avantazh për të huazuar lojtarë ose për të kontraktuar yje të rinj për një karrierë në ligën më të mirë.
Megjithatë, në këtë rast klubet mashtruese kanë maskuar tarifat. Kjo do të thotë se ata kanë mbajtur kostot e tyre të Fair Play Financiar dhe faturat tatimore të agjentëve në këtë vend.
HMRC gjithashtu po interesohet për çdo gjetje nëse vërtetohet se ka pasur keqbërje. Por, FA aktualisht po merr drejtimin dhe ka fuqinë për të gjobitur rëndë klubin. /Telegrafi/