Drejtori sportiv i Interi, Piero Ausilio pranon se janë duke vëzhguar yjet e Benficas, Nelson Semedo dhe Victor Lindelof.
Raportet e mëhershme në shtator pohuan se Inter ka arritur marrëveshje për nënshkrimin në janar me Semedon, ndërsa edhe mbrojtësi tjetër Lindelof është shfaqur si një objektiv për zikaltërit dhe Ausilio ka treguar interesimin e dyshes.
“Semedo dhe Lindelof? Është detyra jonë për të parë lojtarë të tjerë dhe të ligës”, ka thënë drejtori sportiv për O Jogo, transmeton Telegrafi.
“Por, unë duhet të them se ne kemi një grup prej 27 lojtarëve dhe se duke folur tani për tregun nuk do të ishte mirë për trajnerin apo lojtarët”.
“Ne jemi në një pozicion për të ndjekur disa lojtarë interesant dhe në qoftë se ne vendosim për të forcuar ekipin, atëherë do të lëvizim”, përfundoi Ausilio. /Telegrafi/