Telegrafi

Gjiganti italian i kthehet ‘gjahut’ për Canin

Juventusi është kthyer në ‘gjueti’ për mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can.

Gjiganti italian ka ndjekur Canin për pjesën më të madhe të vitit dhe pas përfundimit të Ligës së Kampionëve të së shtunës, ata janë gati të bëjnë një propozim për Liverpoolin.

Sipas Il Messaggero, Juve, javën e ardhshme, synojnë të përmbushin klauzolën e blerjes së sulmuesit të Sampdorias, Patrik Schick me shumën prej 25 milionë eurosh.

Dhe pastaj, Juve do të kërkojë të hapë bisedimet me gjigantin anglez për reprezentuesin e Gjermanisë, Can, përcjell Telegrafi.

Mesfushori vlerësohet shumë nga drejtorët e Juves për transferime, Beppe Marotta dhe Fabio Paratici, të cilët të dy janë të bindur se mund ta tundojnë atë të largohet nga Merseyside këtë verë.

Ndryshe, Can nëse nuk rinovon kontratën mund të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale të Liverpoolin këtë muaj. /Telegrafi/