Site icon Telegrafi

Gjiganti italian interesohet për transferimin e mesfushorit Kalvin Phillips

Juventusi duhet të forcojë mesfushën e tyre në afatin kalimtar të janarit dhe një lojtar që po monitorojnë nga afër është Kalvin Phillips i Manchester Cityt.

Mesfusha e bardhezinjve është dobësuar rëndë në javët e fundit si rezultat i problemeve jashtë fushës, me Paul Pogba në rrezik për një ndalim të gjatë pas një testi dopingu të dështuar dhe Nicolo Fagioli të dënuar me shtatë muaj pezullim për rolin e tij në skandalin e bast vënies.

Objektivi kryesor i Juventusit në janar është Pierre-Emile Hojbjerg i Tottenham, i cili vështirë se është paraqitur këtë sezon nën drejtimin e trajnerit të ri të Spurs, Ange Postecoglou.

Skuadra londineze dëshiron 30 milionë euro për 28-vjeçarin, por ndërmjetësit e Bianconerëve po punojnë në përpjekjen për të krijuar një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje.

Lexo po ashtu Juventus identifikon zëvendësuesin ideal të Paul Pogbas

Sipas Daniele Longo të Calciomercato.com, Juventusi gjithashtu po vëzhgon nga afër Phillips, i cili pritet të largohet nga City në afatin e ardhshëm kalimtar.

Formula e preferuar e një marrëveshjeje do të ishte përsëri një huazim me një opsion blerjeje, pasi Juventusi nuk synon të bëjë shpenzime në janar.

Anglezi nuk është pjesë e skuadrës plot yje të Pep Guardiolës, duke parë vetëm 167 minuta lojë këtë sezon dhe ka të ngjarë të largohet në janar për të gjetur më shumë kohë të rregullt për të luajtur përpara ‘Euro 2024’ të verës së ardhshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version