Interi po kërkon të përforcohet me një emër të madh në afatin kalimtar të janarit dhe sipas raportimeve, kanë etiketuar argjentinasin, Angel Di Maria.
Me ardhjen e drejtuesve kinez, Sunning Group, në krye të gjigantit italian, ka ndryshuar edhe strategjia e klubit në aspektin e transferimeve.
Kjo pasi, nerazzurëve tani nuk po iu intereson shumë çmimi i ndonjë futbollisti, por vetëm cilësia dhe kalibri i tyre.
I fundit që ka përfunduar në radarin e Interit është mesfushori argjentinas, Angel Di Maria, i cili do të tentohet në janar nëse dështon transferimi i James Rodriguezit, përcjell Telegrafi.
Sipas gazetës angleze The Sun, Interi është i gatshëm të ofrojë plot 50 milionë funte për mesfushorin e Paris Saint-Germain, i cili nuk është i kënaqur me kampionatin francez. /Telegrafi/