Telegrafi

Interi i bashkohet garës për Eriksenin

Christian Eriksen (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Klubi i fundit që i është bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin kreativ të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, është ai italian Interi.

Eriksen tregoi të mërkurën dëshirën e tij për t’u larguar nga Tottenhami dhe fillimisht mendohej se Juventusi ishte i vetmi klubi italian që mund ta përballonte atë.

Megjithatë, Gazzetta dello Sport pretendon se Eriksen është një përshtatje e përkryer për Interin, ndërsa ata thuhet se mund t’ia japin trajnerit të ri Antonio Conte një mesfushor me karakteristikat e tij.

Lexo po ashtu Eriksen: Jam i gatshëm për një sfidë të re, Reali duhet ta kontaktojë Tottenhamin

Gazeta shkruan se zikaltërit kanë kaluar në favoritë për Eriksenin, pasi Real Madridi është duke u preokupuar me negociatat e tyre me Chelsean për Eden Hazard.

Ndërkohë, Juventus do t’i jepte prioritet emërimit të një trajner të ri mbi çdo nënshkrim të ri në këtë pikë.

Lexo po ashtu Pogba është dëshira e Zidanet, Eriksen në pritje

Gazeta shpjegon se një ofertë prej 60-70 milionë eurosh duhet të jetë e mjaftueshme për të bindur Spurs për shitjen e danezit, i cili hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.

Vlerësimi i Gazzetta dello Sport është shumë më i ulët sesa raportimet në Angli, të cilat pretendojnë se londinezët e vlerësojnë atë në rajonin e 150 milionë eurove. /Telegrafi/