Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland thuhet se mund të largohet nga Manchester City gjatë verës, pas pakënaqësive të tij me klubin nga Etihad.
Sipas mediumit Fichajes, Haaland ka paralajmëruar bordin e klubit se nëse nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ai do të shqyrtojë opsione të tjera.
City u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi dhe gjithashtu ka pasur vështirësi në Ligën Premier.
Ata janë aktualisht në vendin e pestë në tabelë, pas Liverpool, Arsenal, Nottingham Forest dhe Chelsea, duke vështirësuar situatën e kualifikimit.
Me nëntë ndeshje të mbetura, klubi është nën presion për të siguruar një përfundim në top-katërshe.
Shqetësimet e Haaland tani kanë shtuar më shumë tension në një situatë tashmë të vështirë në Etihad.
Raportet në Spanjë pretendojnë se Real Madrid po ndjek nga afër situatën e Haaland. Ata mund të bëjnë një lëvizje nëse ai vihet në dispozicion. /Telegrafi/