Telegrafi

Gjiganti evropian po avancon në negociata për transferimin sensacional të Alvarez

Julian Alvarez raportohet se po i afrohet largimit nga Manchester City dhe duket se do të kompletojë transferimin sensacional në Spanjë.

Në janar të 2022, ishte konfirmuar që sulmuesi argjentinas ka nënshkruar për Manchester Cityn nga River Plate për shumën e 14 milionë eurove.

Që nga atëherë, 24-vjeçari ka shënuar 36 gola në 103 ndeshje në të gjitha garat për klubin nga Mançesteri.

Argjentinasi deri më tani ka fituar dy tituj të Ligës Premier, një FA Cup, një Ligë të Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Lexo po ashtu Top ylli i Manchester Cityt refuzon kontratën e re dhe po kërkon largimin

Sidoqoftë, minutat e Alvarezit ishin limituar për shkak të Erling Haaland, i cili në të shumtën e rasteve është zgjedhja e parë e Pep Guardiolës për sulmin.

Tani që është hapur afati kalimtar veror, Alvarez është lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Qytetarët’. Siç ka raportuar gazetari Cesar Luis Merlo, gjiganti spanjoll Atletico Madrid ka avancuar në negociata për transferimin e argjentinasit.

“Atletico Madridi po avancon për Julian Alvarez. Tashmë ka negociata për reprezentuesin e kombëtares së Argjentinës”.

“Ai është i gatshëm që të largohet nga Manchester City për shkak se dëshiron një rol më të madh”, ka thënë Merlo.

Përveç Atleticos, edhe ekipe si Chelsea dhe Paris Saint-Germaini janë lidhur gjithashtu me një lëvizje për sulmuesin./Telegrafi/