Site icon Telegrafi

Gjiganti evropian i ofron marrëveshje gjashtë mujore Dani Olmos, në verë ai mund të rikthehet te Barcelona

Milani thuhet se i ka ofruar Dani Olmos një kontratë gjashtëmujore, ndërsa Barcelona vazhdon të luftojë me regjistrimin e tij.

Mediat e ndryshme në Spanjë raportojnë se përfaqësuesit e Barçës dhe Olmos janë duke diskutuar një marrëveshje private që do ta lejonte atë të rikthehej në klub verën e ardhshme.

Sipas Corriere della Sera, oferta e Milanit është një opsion i fundit për Olmon për të shmangur humbjen e futbollit konkurrues.

Lexo po ashtu Dy gjigantët e Serie A në gatishmëri për Dani Olmon, pas vështirësive të Barcelonës për regjistrimin e tij

Pamundësia e tij për t’u regjistruar me Barçën mund të ndikojë gjithashtu në shanset e tij për t’u thirrur në kombëtaren spanjolle.

Agjenti i Olmos ka deklaruar se lojtari është i përkushtuar të qëndrojë te Barcelona.

Lexo po ashtu La Liga dhe RFEF refuzojnë zyrtarisht regjistrimin e Dani Olmo dhe Pau Victor nga Barcelona

“Ai gjithmonë ka dashur të luajë për Barçën dhe do t’i përmbahet asaj që është rënë dakord”, shpjegoi agjenti.

Barcelona po punon për zgjidhjen e çështjes përmes CSD-së ose mjeteve ligjore. Olmo, megjithatë, po rritet i shqetësuar pasi mbetet pasiguri për të ardhmen e tij në klub. /Telegrafi/ 

Exit mobile version