Site icon Telegrafi

Gjiganti evropian kontakton përfaqësuesit e Toni Kroosit, synohet transferimi i gjermanit në verë

Toni Kroos është futur në vitin e tij të 10-të si futbollist i Real Madridit dhe të fundit në kontratën e tij.

Mesfushori gjerman ka kontratë me Los Blancos deri në verën e vitit 2024 dhe e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë nëse do të vazhdoj me madrilenët apo do të largohet.

Calciomercato ka raportuar se gjiganti italian Juventus është duke u interesuar për transferimin e mesfushorit gjerman në Allianz Stadium.

Lexo po ashtu Momente gazmore nga Toni Kroos - një mi u fut në shtëpinë e tij dhe gruaja regjistroi gjithçka çfarë ndodhi

I vetëdijshëm për cilësinë dhe përvojën e lojtarit gjerman, Juventus e sheh Kroos si një zgjidhje afatshkurtër për të forcuar mesfushën e tij dhe tashmë ka nisur bisedat me agjentët e tij për të diskutuar mundësinë e një transferimi në afatin kalimtar veror.

33-vjeçari ka qenë një referencë në botën e futbollit për më shumë se një dekadë, duke u dalluar si në Bayern Munich ashtu edhe në Real Madrid.

Juventus e sheh atë si zgjidhjen perfekte për të forcuar mesfushën e tyre, veçanërisht duke pasur parasysh pasigurinë që rrethon të ardhmen e lojtarëve si Paul Pogba dhe Adrien Rabiot.

Lexo po ashtu Dy top klubet angleze po ëndërrojnë nënshkrimin me Toni Kroos

Me largimin e Pogbas për shkak të një testi pozitiv dopingu dhe pasigurisë për Rabiot, Juventusi po kërkon të sigurojë mesfushën e tyre dhe Kroos shfaqet si një objektiv i mundshëm.

Edhe pse gjermani ka qenë i lidhur me klubet e Ligës Premier, interesimi i shfaqur nga Juventusi mund të jetë vendimtar, duke shënuar fillimin e një faze të re të mundshme për Kroos në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version