Site icon Telegrafi

Gjiganti anglez shkakton befasinë dhe futet në garë për transferimin e Julian Alvarez

Një ekip anglez është futur në garë për transferimin e sulmuesit Julian Alvarez, pasi argjentinasi raportohet se do të largohet nga ‘Etihad’ këtë verë.

Alvarez ka qenë pjesë e Cityt pasi iu bashkua ekipit të Pep Guardiolës nga River Plate për shumën e 14 milionë eurove në 2022.

Argjentinasi fitoi tripletën në sezonin e tij të parë me klubin, pasi City u shpall fitues i Ligës Premier, FA Cup dhe Ligës së Kampionëve, duke barazuar rekordin që e mbante Man Utd në 1999.

Duke qenë se Erling Haaland është zgjedhja e parë e sulmit tek City, Alvarez është lidhur me një largim të mundshëm këtë verë dhe tani duket se edhe Arsenali i është bashkuar garës për transferimin e tij.

Sipas The Mirror, ‘Topçinjtë’ janë duke monitoruar situatën e 24-vjeçarit pas marrëdhënieve ‘të ftohta’ me Pep Guardiolën.

Raporti shton se Arsenali është i gatshëm të hyjë në sezonin e ri pa transferuar ndonjë sulmues, megjithëse situata e Alvarez ka alarmuar Mikel Artetën dhe mund të jetë një mundësi shumë e mirë për t’u injoruar.

Alvarez mund ta ndihmojë Artetën që të zgjidhë problemet në fazën e sulmit, pasi Gabriel Jesus ka dështuar që të jetë lider i tyre.

Fituesi i Kupës së Botës ka 20 gola të shënuar në Ligën Premier për Man Cityn në 67 paraqitje ku në 44 prej tyre u aktivizua si titullar./Telegrafi/

Exit mobile version