Federico Dimarco është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Interit, sidomos në dy vitet e fundit.
Mbrojtësi i majtë italian ka shkëlqyer me fanellën zikaltër dhe është një nga mbrojtësit e majtë më të vlerësuar në Evropë.
Te Interi kanë filluar të frikësohen se mund ta humbasin atë dhe janë në bisedime për një kontratë të re, pasi kjo aktualja skadon në verën e vitit 2026.
25-vjeçari fiton 2,2 milionë euro neto në sezon dhe me kontratën e re paga e tij pritet të dyfishohet.
Megjithatë në garë për shërbimet e tij është futur gjiganti anglez Manchester United me trajnerin Erik Ten Hag që e pëlqen shumë italianin.
Djajtë e Kuq po mundohen ta bindin Dimarcon me një pagë shumë më të lartë pasi dihet që në Angli klubet shpenzojnë shumë në paga.
Calciomercato ka raportuar se United është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro për transferimin e Dimarcos në janar.
Gjithsesi vështirë se do të ndodhë ky transferim, pasi anësori italian vlerësohet lartë te Interi dhe konsiderohet si një nga lojtarët kryesorë dhe duket e pamundur që gjiganti italian ta lejoj largimin e tij. /Telegrafi/