Telegrafi

Gjiganti anglez po planifikon transferimin befasues të Mason Greenwood

Ylli i Manchester United, Mason Greenwood, është kontaktuar nga një klub i njohur anglez për të diskutuar mundësinë e transferimit.

Sulmuesi anglez momentalisht po luan në formë huazimi tek Getafe në Spanjë dhe deri më tani ka qenë autor i 10 golave të shënuar.

Pasi në krye të ‘Djajve të Kuq’ erdhi aksionari i ri Jim Ratcliffe i cili tha se do të diskutohet e ardhmja e Greenwoodit, interesimi nga klubet tjera për shërbimet e tij është rritur dukshëm.

Sipas një raportimi të ri nga The Telegraph, të paktën dy klube të Ligës Premier kanë pyetur për mundësinë e transferimit të Greenwood gjatë këtij viti.

Lexo po ashtu Zbulohet se sa para do të rikuperojë Man Utd me shitjen e Sanchos dhe Greenwood

Raporti shton se një nga këto dy klube që ka shprehur interesim për të është Chelsea.

Getafe po ashtu janë të interesuar që ta mbajnë në ekip Greenwoodin, por thuhet se për të blerë kartonin e tij përfundimisht, Manchester United do të kërkojë 40 milionë euro

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti i Getafes, Angel Torres, kishte konfirmuar qëllimin e bordit të klubit anglez për ta shitur Greenwoodin gjatë kësaj vere për shumën e duhur të parave.

Kujtojmë se Greenwoodi më herët ishte përfshirë nën akuza për dhunim por që të gjitha këto akuza u tërhoqën eventualisht./Telegrafi/