Site icon Telegrafi

Gjiganti anglez po përgatitë 75 milionë euro për Jules Kounden

Jules Kounde mund të largohet nga Barcelona për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Mbrojtësi francez ka qenë një nga futbollistët kryesorë për Barcelonën këtë sezon, duke u përshtatur mirë nën urdhrat e trajnerit gjerman Hansi Flick.

Pavarësisht se luan si mbrojtës i djathtë, francezi ka dhënë paraqitje të qëndrueshme në një rol kërkues.

Lexo po ashtu Derisa Rodri po e lufton FIFA-n, Jules Kounde po vendos rekord botëror

Arsenali thuhet se po përgatit një ofertë për Kounde. Mikel Arteta dëshiron ta ketë atë nën urdhrat e tij në Ligën Premier.

Barcelona nuk ka gjasa të shesë në janar, por mund të konsiderohet një lëvizje gjatë verës.

Mediat e ndryshme në Anglië kanë raportuar se Barcelona mund të joshet nga oferta e përfolur e Arsenalit prej 75 milionë eurosh.

Lexo po ashtu 'Jam i zhgënjyer': Kounde përmend problemin më të madh të Barçës pas rezultateve jo të mira

Një transferim gjatë verës mund të jetë i mundur nëse Barcelona merr parasysh përfitimet financiare.

Tani për tani, Kounde do të fokusohet në vazhdimin e paraqitjeve të tij të forta në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version