Antonio Rudiger ka përfunduar në radarin e skuadrës së Chelseat.
Chelsea janë gati të bëjnë një ofertë në drejtim të mbrojtësit të Romës, Antonio Rudiger.
Sipas gazetës angleze Daily Mail, ‘Blutë’ janë të gatshëm të derdhin plot 35 milionë funte në arkat e skuadrës italiane.
Antonio Conte e kishte kërkuar reprezentuesin gjerman edhe gjashtë verës, por kishte stagnuar interesimin pas lëndimit të pësuar në gju nga mbrojtësi shtatlartë.
Megjithatë, londinezët nuk e kanë të lehtë të sigurojnë shërbimet e Rudigerit, pasi në garë për të është edhe skuadra e Jose Mourinhos, Manchester United. /Telegrafi/