Klubi anglez, Liverpooli ka hapur negociatat me holandezët e Feyenoordit për punësimin e Arne Slot si trajnerin e tyre të ri.
Sky Sports Neës raportoi të martën se Slot është favorit ndër emrat e shqyrtuar nga Liverpooli për zëvendësuesin e Jurgen Klopp.
Trajneri Feyenoordit i përmbush të gjitha kriteret e tyre kryesore për pozicionin dhe burimet në Holandë tregojnë se procesi mund të ecë shpejt me 45-vjeçarin që dëshiron t’i bashkohet klubit nga Anfield.
Kompensimi parashikohet të jetë rreth 10 milionë euro nëse një marrëveshje do të mbyllet.
BREAKING 🚨: Liverpool open talks with Feyenoord over Arne Slot 🔴👔 pic.twitter.com/Psa0ih7WCE
— Sky Sports News (@SkySportsNews) April 24, 2024
Slot, i cili siguroi Kupën KNVB fundjavën e kaluar dhe udhëhoqi Feyenoord drejt titullit të tyre të parë në gjashtë vjet sezonin e kaluar, i bën thirrje Liverpoolit për shkak të stilit të tij agresiv dhe lojës së shpejt.
Holandezi ka rezultuar i aftë për të përmirësuar individët si dhe kolektivin, ndërkohë që operon me një buxhet më të vogël se konkurrentët e tij kryesorë, dhe prirja e tij për një formacion 4-2-3-1 ose 4-3-3 i përshtatet Redsave.
Slot më parë është lidhur edhe me Tottenham, Chelsea dhe Leeds. Ai nënshkroi një kontratë të re majin e kaluar për ta mbajtur atë në Feyenoord deri në vitin 2026, por i është referuar dëshirës për të bërë hapin tjetër në karrierën e tij.
Menaxheri i sportit, Ruben Amorim ishte nën shqyrtim nga Liverpool, por burimet thonë se ai nuk është më në kuadër. /Telegrafi/