Telegrafi

Gjiganti anglez afër nënshkrimit me Danilon

Chelsea është në prag të nënshkrimit me mbrojtësin e Real Madridit, Danilo.

Sipas The Mirror, Danilo pritet të transferohet në perëndimin e Londrës për një shifër prej 28 milionë funteve.

Lexo po ashtu Bakayoko të premten për testet mjekësore, Chelsea paguan 40 milionë funte për francezin

Trajneri Antonio Conte thuhet se ka arsye për gëzim tani pasi klubi thuhet se ka arritur marrëveshje më parë edhe me mesfushorin e Monacos, Tiemoue Bakayoko.

Javën e kaluar, Blutë e Londrës gjithashtu përfunduan nënshkrimin e Antonio Rudigerit nga Roma.

Lexo po ashtu Top 15 blerjet më të këqija në histori të Real Madridit (Foto)

Dhe Danilo mund të jetë përforcimi i ardhshëm pas paraqitjes së një oferte prej 28 milionë funteve në Real Madrid.

Conte dëshiron që marrëveshja të bëhet javën e ardhshme kështu që ai të mund të bashkohet me lojtarët në turneun e tyre në Azi. /Telegrafi/